Lidhje

Policia italiane arreston bosin më të kërkuar të krimit të organizuar


Policia italiane kapi një nga bosët më të kërkuar të krimit të organizuar në vend. Policia arrestoi dje 57-vjeçarin Paskuale Kandelo, kreun e një familjeje të fuqishme kriminale, në apartamentin e tij në rajonin jugor të Kalabrisë.

Kandelo fshihej që prej 20 vjetësh. Ai ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen në vitin 1987 të ish drejtorit të hekurudhës shtetërore italiane. Policia, duke përfshirë shefin e njësisë që kreu arrestimin, e krahasoi Kandelon me bosin mafioz siçilian Bernardo Provencano, i cili u arrestua në vitin 2006.

Politikanët italianë e përshëndetën arrestimin e tij. Por agjencia e lajmeve Reuters citon disa të kenë ngritur pyetjen se si ka mundësi që një njeri në listën e më të kërkuarve të vendit për vite me radhë ka arritur të jetonte i paprekur në qytetin e vet. //rd//

XS
SM
MD
LG