Lidhje

Millo Gjukanoviç emërohet për një mandat tjetër si kryeministër i Malit të Zi


Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç emëroi zyrtarisht ish udhëheqësin për një kohë të gjatë të vendit Millo Gjukanoviç që të shërbejë edhe një mandat tjetër si kryeministër.

Zoti Gjukanoviç shërbeu si kryeministër i Malit të Zi në vitet 1990-të, para se të zgjidhej president në vitin 1998. Atij i është dhënë merita për udhëheqjen e vendit drejt pavarësisë nga Serbia në vitin 2006.

Zoti Gjukanoviç do të zëvëndësojë kryeministrin Zeljko Sturanoviç, i cili ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetsore, sepse vuan nga një formë e rrallë e kancerit në mushkëri.

XS
SM
MD
LG