Lidhje

Pakistan: Partitë opozitare do të formojnë qeveri koalicioni


Dy partitë kryesore opozitare në Pakistan thanë se kanë rënë dakort të punojnë së bashku për të formuar një qeveri të re pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të hënën.

Ish kryeminstri, Nawaz Sharif, tha se partia e tij Lidhja Myslimane e Pakistanit, do të krijojë një koalicion qeveritar me partinë e ish kryeministres së vrarë Benazir Bhutto.Zoti Sharif e bëri njoftimin sot në një konferencë shtypi pas bisedimeve me bashkëshortin e saj Asif Ali Zardari, udhëheqësi i ri i Partisë së Popullit të Pakistanit.

Zoti Sharif tha se të dyja partitë që mundën partinë që mbështet presidentin Pervez Musharraf do të punojnë së bashku në mbarë vendin. Më parë avokatët u grumbulluan për të kërkuar kthimin në detyrë të gjyqtarëve të shkarkuar gjatë gjëndjes së jashtëzakonshme vitin e kaluar.

Qindra protestues u përleshën me policinë sot në qytetet kryesore të Pakistanit, përfshirë Islamabadin, ku kryetari i shkarkuar i gjykatës së lartë, Iftikhar Mohamed Chaudhry bëri thirrje për kthimin menjëherë në funksionim të gjyqësorit. (kh)

XS
SM
MD
LG