Lidhje

Presidenti Bush përfundon turneun afrikan


Presidenti Bush thotë se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Liberinë duke i dërguar një milionë tekste shkollore për vitin e ardhshëm. Presidenti e bëri këtë premtim, ndërsa i jep fund turneut të tij 5-ditësh në Afrikë, me një vizitë në kryeqytetin Liberian, Monrovia.

Në një sërë takimesh publike me presidenten liberiane, Ellen Johnson Sirleaf, zoti Bush theksoi se SHBA janë të përkushtuara ta ndihmojnë Liberinë të rindërtohet pas luftës civile. Përveç librave, Presidenti Bush premtoi të japë banka dhe karrige për 10 mijë nxënës liberianë. Ai tha po ashtu se SHBA po përpiqen ta eliminojnë borxhin e Liberisë. Zoti Bush është nisur drejt Washingtonit, pas një turneu thuajse një-javor, ku u përfshinë ndalesa në Benin, në Tanzani, Ruandë dhe në Ganë.//lk

XS
SM
MD
LG