Lidhje

Shtëpia e Bardhë kritikon gazetën Nju Jork Tajms


Në Shtetet e Bashkuara, Shtëpia e Bardhë akuzoi gazetën Nju Jork Tajms se përpiqet sistematikisht të ndërmarrë sulme sensacionale kundër kandidatëve republikanë për president.

Zëdhënësi Scot Stanzel i bëri komentet sot kur u pyet për një artikull të kësaj gazete në të cilin akuzohej kandidati kryesor republikan John McCain se kishte patur marrëdhënie të papërshtatëshme me një lobiste. Artikulli linte gjithashtu të kuptohej se zoti McCain kishte ndihmuar në miratimin e disa ligjeve nga të cilat përfitonin klientët e lobistes. Zoti McCain i ka hedhur poshtë akuzat e gazetës.

Ndërkohë, kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, tha se ajo dhe stafi i saj ishin të pikëlluar për vdekjen e një polici i cili humbi jetën sot në një aksident gjatë shoqërimit me motocikletë të autokolonës së saj në Teksas.

Zonja Klinton ndodhet në Teksas në prag të zgjedhjeve paraprake që do të zhvillohen në këtë shtet më 4 mars. Ajo shpreson të paraqitet mirë në Teksas si dhe në shtetin Ohajo, për të ndalur vrullin e rivalit të saj demokrat Barak Obama, i cili ka fituar në 11 shtete rresht ku janë zhvilluar zgjedhje paraprake. //ad//

XS
SM
MD
LG