Lidhje

Banorët e Beogradit dënojnë aktet vandale


Bashkimi Evropian i kërkoi sot Beogradit të mbrojë ambasadat e huaja në vend dhe paralajmëroi se sulmet ndaj përfaqësive perendimore i venë në rrezik përpjekjet për ta sjellë Serbinë më pranë BE-së. Ndërkohë, banorë të Beogradit i dënuan aktet vandale.

Megjithëse demonstratat e djeshme kundër pavarësisë së Kosovës patën mbështetje të gjerë – me 150 mijë pjesëmarrës në mitingun e kryeqytetit serb, banorë të ndryshëm të Beogradit i dënuan shkatërrimet e shkaktuara nga disa protestues. “Janë akte vandaliste, ç’të them tjetër. Është e turpshme dhe krim”, thotë një banor i Beogradit.

Protestuesit hynë gjithashtu në një restorant McDonalds dhe e shkatërruan atë. “S'ka problem, megjithatë ata nuk duhet të kishin shkatërruar gjithçka. Për këtë duhet të dënohen, por unë i mbështes protestat për mbrojtjen e vendit tonë” thotë një serb.

Një numër dyqanesh u plaçkitën. Pati nga ata që hynë në dyqane dhe grabitën atlete, kostume sportive dhe produkte të tjera. “Njerëzit po na vjedhin ne. Ata po shkatërrojnë dhe po thyejnë dhe askush nuk ndërhyn”, thotë një banor.

Policia patrullonte sot ambasadën amerikane në Beograd dhe përfaqësitë e shteteve perendimore të cilat u dëmtuan gjatë natës në protestat që lanë një të vdekur dhe 100 të plagosur. Kjo ishte protesta më e madhe në kryeqytetin serb që nga ajo e vitit 2000 e cila çoi në rrëzimin e Sllobodan Millosheviçit. //ad//

XS
SM
MD
LG