Lidhje

SHBA largon stafin jo të domosdoshëm nga ambasada në Beograd


Departamenti i Shtetit urdhëroi të premten pasdite largimin nga Serbia të personelit jo të domosdoshëm dhe anëtarëve të familjeve të punonjësve amerikanë në ambasadën amerikane në Beograd.

Pas protestave të së enjtes dhe sulmit ndaj ambasadës amerikane në Beograd, Departamenti i Shtetit thotë se shtetasit amerikanë duhet të konsiderojnë seriozisht rreziqet e udhëtimit apo qëndrimit në Serbi gjatë kësaj kohe. Ndërsa ambasada amerikane vazhdon të mbetet e mbyllur, qytetarët amerikanë në Beograd këshillohen që të shmangin zonat kur mund të mbahen demonstratat, si për shembull ambasada amerikane.

Ambasada e Shteteve të Bashuara në Beograd parashikon që grumbullime dhe aktivitete të ardhshme ku protestohet kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qofshin zyrtare ose jo zyrtare, mund të paraqesin rrezik për sigurinë për kalimtarët dhe pjesëmarrësit. Bizneset dhe organizatat me lidhje me Shtetet e Bashkuara mund të shërbejnë si pika qendrore për këto demonstrata.

Departamenti Shtetit, në njoftimin e së premtes, u kujton shtetasve amerikanë se edhe demonstratat paqësore mund të kthehen në konfrontuese dhe mbase të përshkallëzohen në dhunë. Në njoftim bëhet thirrje të shmangen zonat e demonstrimeve dhe të tregohet kujdes. Meqenëse koha dhe vendet ku mbahen protestat mund të ndryshojnë, Departamenti i Shtetit thotë se shtetasit amerikanë duhet të ndjekin burimet e medias lokale për zhvillime të reja. //kk//

XS
SM
MD
LG