Lidhje

Feith: Personeli i zyrës së BE-së është larguar nga veriu i Mitrovicës


DITA E GJASHTË E PROTESTAVE NË MITROVICË

Rreth 2000 nacionalistë serbë marshuan sot nëpër rrugët e Mitrovicës, në ditën e gjashtë të protestave kundër pavarsisë së Kosovës. Në qytetin e Mitrovicës ka pasur protesta që shpallja e pavarsisë së Kosovës para një jave. Shumica e serbëve e konsiderojnë Kosovën si zemra e Serbisë. Presidenti serb Boris Tadiç bëri dje thirrje për t’i dhënë fund dhunës pas ngjarjeve të së enjtes, kur protestuesit që kundërshtonin pavarsinë e Kosovës sulmuan ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe ambasada të tjera në Beograd.

EULEX LARGOHET PËRKOHËSISHT NGA VERIU I MITROVICËS

Shefi Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Faith tha sot se personeli i zyrës së këtij misioni është larguar nga veriu i Mitrovicës dhe është vendosur në jug. Gjatë një vizite në Prizren ai tha se kjo është një zhvendosje e përkohshme. "Ne e kemi tërhequr përkohësisht personelin tone, por do ta mbajmë zyrën tone ne veri. Shpresojmë qe shume shpejt kushtet do te na mundësojnë rifillimin e veprimtarive tona", tha zoti Faith.

Ai i bërë thirrje komunitetit serb të tregohet zemërgjerë, të kthejë faqen e librit te historisë dhe të bashkëpunojë me misionin e Bashkimit Evropian. Zoti Faith nënvizoi se projektet e këtij Bashkimi që do të zbatohen së bashku me qeverinë e vendit janë në të mirë të vetë komunitetit serb.

Pjesëtarët e komunitetit serb dhe Beogradi krahas kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës e kanë kundërshtuar edhe vendosjen e Misionit të Bashkimit Evropian, që do të mbikëqyrë zbatimin e vendimit për pavarësinë me një rol të posaçëm në fushën e policisë dhe drejtësisë.

Rreth 1800 policë, gjykatës e prokurorë të këtij misioni do të vendosën në Kosovë gjatë javëve të ardhshme, ndërsa vendosja e plotë e këtij misioni do të përmbyllet Brenda 120 ditësh. //ii

XS
SM
MD
LG