Lidhje

Rusia përsërit qëndrimin e saj në mbështetje të Serbisë lidhur me pavarësinë e Kosovës


Zëvëndës-kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev, u tha udhëheqësve serbe se nuk do të ketë ndryshim në mbështetjen e vendit të tij për sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Zoti Medvedev dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ndodhen në Beograd për bisedime me presidentin serb Boris Tadiç, dhe me kryeministrin Vojisllav Koshtunica. Zoti Medvedev tha se qëndrimi i Moskës është që Serbia, si një shtet i vetëm, gëzon juridiksion mbi të gjithë territorin e saj. Ai tha gjithashtu se deklarata e pavarësisë së Kosovës është një veprim që bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe minon sovranitetin. Rusia dhe Serbia nënshkruan gjithashtu një marrëveshje gazi prej 1 presje 5 miliardë dollarësh, sipas së cilës gazi i Rusisë shkon në Evropën Perëndimore nëpër një tubacion të ri, që kalon nga Deti i Zi nëpër Serbi.

Marrëveshja e sapo nënshkruar dëshmon për lidhjet gjithnjë e më të ngushta mes Moskës dhe Beogradit. Ajo i hap rrugën ndërtimit të naftësjellësit jugor për në Evropën Perëndimore që kalon përmes Serbisë. Kjo marrëveshje përbën edhe qëllimin e vizitës në Serbi të zëvendës kryeministrit rus, Dmitri Medvedev, që pritet të jetë presidenti i ardhshëm i Rusisë.

Megjithëse vizita u përqendrua në çështje ekonomike, në bisedimet që ai zhvilloi me Presidentin Boris Tadiç dhe Kryeministrin Vojislav Koshtunica u diskutua edhe rreth tensioneve të krijuara pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

"Jam i bindur se nuk do të ketë stabilitet në rajon dhe në botë pa u anulluar ky vendim. Për më tepër do të thosha se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve me vendet që e mbështetën vendimin e njëanshëm për pavarësinë e Kosovës deri sa ky vendim të anulohet”, - tha Kryeministri serb.

Moska është bërë aleatja kryesore e Beogradit lidhur me Kosovën. Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Bashkimit Evropian e njohën pavarësinë e Kosovës javën e kaluar, por Kremlini ka deklaruar se ky hap është i paligjshëm dhe do të bllokojë përpjekjet që shteti i ri të pranohet në Kombet e Bashkuara apo në organizata të tjera ndërkombëtare.

Në një konferencë shtypi pas bisedimeve me Kryeministrin serb, Koshtunica, zoti Medvedev tha se pavarësia e Kosovës është problematike.

“Ne theksuam se shpallja e pavarësisë së Kosovës, në realitet e ka ndërlikuar gjendjen në provincë dhe në rajonin juglindor të Evropës dhe se ajo do të sjellë pasoja nga më negativet për gjithë vendet me rajone që aspirojnë për pavarësi”,- tha ai.

Diplomatët në Beograd thonë se deklaratat e zëvendëskryeministrit rus , Dimitri Medvedev do të ndiqen me vëmendje lidhur me politikën e jashtme të Rusisë pas largimit nga posti të Presidentit Vladimir Putin në muajin maj.//lk

XS
SM
MD
LG