Lidhje

Filarmonia e Nju Jorkut jep koncert në Korenë e Veriut


Orkestra filarmonike e Nju Jorkut ndodhet në Korenë e Veriut, duke u bërë institucioni kulturor amerikan më i shquar, që viziton shtetin e izoluar stalinist.

Duke folur për gazetarët, menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Phenianit, dirigjenti i Filarmonisë, Lorin Maazel, shprehu shpresën se vizita do të përmirësonte lidhjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut. Zoti Maazel tha se ai është muzikant, jo politikan, por në se muzika i le mbresa publikut, atëhere orkestra filarmonike do ta ketë bërë atë që duhet, për t'i afruar popujt e të dy vendeve.

Orkestra do të japë nesër një koncert, që do të transmetohet direkt nga televizioni dhe radioja shtetërore e Koresë së Veriut, ku ngjarjet që pasqyrohen, zakonisht zgjidhen me kujdes të veçantë, për të forcuar imazhin e udhëheqësit Kim Jang Il.//lk

XS
SM
MD
LG