Lidhje

OKB: Rritja e çmimit të ushqimeve pengon ndihmat për të uriturit


Agjencia e Kombeve të Bashkuara që lufton urinë, thotë se rritja e çmimit të ushqimeve mund ta detyrojë këtë agjenci të pakësojë sasinë e ndihmave ushqimore, që shkon për njerëzit më të pambrojtur në botë.

Në një intervistë për gazetën Financial Times, drejtoresha ekzekutive e Programit Botëror të Ushqimit, Jozet Shiran, thotë se nëse agjencia nuk siguron më shumë donacione, ajo nuk do të ketë rrugëdalje tjetër veçse të marrë në shqyrtim pakësimin e sasisë së ushqimeve që i jepet çdo individi ose të numrit të individëve që përfitojnë nga kjo ndihmë.

Në faqen e internetit të Programit Botëror të Ushqimit, thuhet se çmimet botërore të ushqimit, kryesisht gruri, janë rritur në shifra rekord në 12 muajt e fundit. Ngritja e çmimeve është rezultat i shtimit të kërkesës nga vendet në zhvillim, shtimi i popullsisë në botë, thatësira dhe përmbytjet si dhe përpjekjet e industrisë për të kthyer drithërat në burime energjitike.//lk

XS
SM
MD
LG