Lidhje

SHBA: Shtohet prodhimi i energjisë nga turbinat e erës


Ndërkohë që bota ndeshet me çmimet e larta të naftës, industria amerikane e prodhimit të energjisë përmes erës ka njohur një rritje rekord vitin që lamë pas, ndërsa ekspertët thonë se një rritje e ngjashme pritet edhe këtë vit. Materiali në vazhdim na njeh me shtimin e prodhimit dhe përdorimit të energjisë së përftuar nga era në Shtetet e Bashkuara.

Në raportin e tij vjetor instituti “Worldwatch” njoftoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i prijnë botës në instalimet e reja të energjisë së erës. Randall Swisher është drejtor ekzekutiv i Shoqatës Amerikane për Energjinë e Erës. “2007 ishte një vit i mirë për industritë e energjisë së ripërtërotsjme. Faktikisht ishte viti i tretë rrjesht rekord për energjinë e erës; kemi parasysh shtimin me një kapacitet prej 5244 megavat energji elektrike nga energjia e erës, që është më shumë se dy herë më shumë se sa arritjet në 2006.”

Në 2007 u hapën disa objekte të reja ndërkohë që ka plane për shtimin e tyre. Qyteti Los Angeles në Kaliforni filloi punimet për ndërtimin e centralit i madhi i zotëruar nga një qytet në Shtetet e Bashkuara për përftimin e energjisë së erës. Kryetari i Bashkisë Antonio Villaraigosa. “Është fillimi i një modeli të ri të energjisë së pastër, një model ku qyteti Los Angeles nuk mjaftohet vetëm me blerjen e energjisë por udhëheq në mbarë vendin për prodhimin e energjisë së pastër.”

Kryetari i Bashkisë thotë se një e pesta e energjisë së qytetit do të vijë nga burimet e ripërtëritshme deri në vitin 2010. The Pine Tree Wind Project po ndërtohet në shkretëtirën Mojave rreth 160 kilometra larg Los Angeles. Pas përfundimit, pritet që rreth 80 turbina të prodhojnë energji të mjaftueshme për 56 mijë shtëpi.

Kalifornia ishte shteti i parë amerikan që prodhoi energji elekrike nga era dhe i dyti pas Teksasit për sasinë e prodhuar. Ndërkohë, Shoqata Amerikane për Energjinë e Erës thotë se 38 shtete prodhojnë 1 përqind të energjisë së përdorur në vend dhe se rritja e kësaj industrie në 2008-tën do të ketë të njëjtat arritje si një vit më parë. //rd//

XS
SM
MD
LG