Lidhje

Bën betimin presidenti i ri i Qipros


Politikani qipriot-grek Dimitris Kristofias, i cili mbështet ribashkimin e Qipros, bëri betimin si presidenti i ri i vendit. Zoti Kristofias, i cili kryeson partinë me të kaluar komuniste, AKEL, bëri betimin sot në Nikosia. Ai fitoi zgjedhjet e së djelës duke mundur ish ministrin e jashtëm konservator Ioannis Kasoulides.

Në fillim të javës, zoti Kristofias tha se ai dhe udhëheqësi i qipriotëve-turq, Mehmet Ali Talat kishin rënë dakort për bisedime për zgjidhjen e çështjes së ishullit të ndarë. Njoftimi erdhi pak pasi udhëheqësi i qipriotëve turq i telefonoi zotit Kristofias për ta uruar për fitoren e tij.

Qiproja është e ndarë etnikisht që nga viti 1974, kur trupat turke e pushtuan atë në përgjigje të një grushti shteti në Nikosia që synonte bashkimin e Qipros me Greqinë. //rd//

XS
SM
MD
LG