Lidhje

Takimi Bush-Shefer, diskutohet për Afganistanin, Kosovën dhe zgjerimin e NATO-s


Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për misionin e Natos në Afganistan.

Zoti Bush i bëri sot komentet për gazetarët pas bisedimeve që zhvilloi në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e Përgjithshëm të Natos Jap de Hup Shefer.

Ai falenderoi shefin e Natos për punën e bërë nga Aleanca në Afganistan dhe misionin stërvitor të saj në Irak. Zoti Bush tha se mirëpret takimin e nivelit të lartë të Natos në prill në Bukuresht.

Zoti De Hup Shefer tha se Natoja ka një angazhim afatgjatë në Afganistan ku aleanca, tha ai, do të dalë fitimtare. Ai përmendi gjithashtu çështjen e Kosovës, duke thënë se aleanca do të mbrojë të gjithë qytetarët e këtij shteti të ri të pavarur. (ze)

XS
SM
MD
LG