Lidhje

Minutat e Hollivudit, filmat e rinj të javës


“Penelop” është filmi më i fundit që shfaqet në kinematë amerikane ku fituesja e çmimeve Oskar, Ris Uithërspun, është edhe bashkëproducente. Ndërkohë filmi “10 mijë vjet para Krishtit” është paraqitur në festivalin e Berlinit. Sot në Minutat e Hollivudit do të njihemi edhe me aktivitetin më të fundit të aktorit Xhorxh Klluni, i cili ka vendosur që popullaritetin e tij ta përdorë për të punuar me Kombet e Bashkuara.

“Penelop” është titulli i filmit më të fundi ku intrepretojnë Ris Uithërspun, Kristina Riçi dhe Xhejms Mekvoi.

Ky film është versioni modern i përrallës për familjen Uilhern, vajza e së cilës ka lindur me noçkë derri, pasi një magjistare mallkoi familjen. Magjia prishet nëse vajza do të arrijë të martohet me një njeri, që ka të njejtën pozitë shoqërore dhe pasuri me familjen e saj.

Kristina Riçi, e cila interpreton Penelopën, thotë se ky film, është i dashur për të, pasi shpesh herë ajo vetë është paragjykuar nga të tjerët për paraqitjen e saj. Ndaj mënyra më e mirë për të hedhur poshtë paparacët, gazetat apo njerëzit që të paragjykojnë është që t’i injorosh dhe të bësh më të mirën në jetën tënde, thotë ajo.

Uithërspun është një prej producenteve dhe gjithashtu ka dhe një rrol të vogël në këtë film. Filmi “Penelop” ka filluar të shfaqet në kinematë amerikane që në datën 29 shkurt.

*******

Aktori i mirënjohur Xhorxh Klluni, fitues i disa çmimeve në kinematografi, është dhe korrieri më i fundit për paqen që përfaqëson OKB-në. Ai ka vite të tëra që punon për përmirësimin e gjndjes në Darfur, ku konflikti ka nisur që në vitin 2003 dhe u ka kushtuar deri tani jetën 200 mijë njerëzve, ndërkohë që rreth 2 milionë e gjysëm të tjerë kanë humbur banesat e tyre.

Por aktori Klluni sheh shpresë në përmirësimin e situatës në Darfur, sipas një kombini më të fundit të forcave paqeruajtse të OKB-së dhe forcave të Bashkimit Afrikan që po menaxhojnë situatën. I vetëdijshëm për famën dhe popullaritetin e tij, Klluni thotë se kjo gjë e ndihmon në misionin e tij.

Xhorxh Klluni, është korrieri i 9 i paqes që punon për OKB. Mes aktivistëve të tjerë janë Eli Vizel, aktivist i të drejtave të njeriut, Princesha Haja e Jordanisë dhe violinçelisti Jo Jo Ma.

**********

Regjisori Roland Emeriç, firmën e të cilit mbajnë filmat “Independence Day” dhe “The day after tomorrow”, vjen me një tjetër realizm, i cili na shpie në epokën e legjendave dhe lashtësisë.

“10.000 BC” ose “10 mijë vjet para Krishtit” titullohet filmi më i fundit i tij, ngjarja e të cilit zhvillohet në zonat fisnore malore, ku i riu D’Leh kupton që ka rënë në dashuri me Evoletën e bukur. Por një grup kalorësish të panjohur, e rrëmbejnë Evoletën e tij, dhe në përpjekje për të çliruar atë, D’Leh zbulon vise, vende dhe jetë të ndryshme nga ajo e fisit të tij.

Nisur me një grup njerëzish në krah të tij, përpjekja për të arritur të mbijetojë përballë peripecive që duhet të kalojë, bën që grupi i vogël nën udhëheqjen e tij, të kthehet në një ushtri të tërë.

Për të realizuar xhirimet e filmit, grupi realizues ka punuar në disa vende, duke sjellë të ftohtin e acartë të dimrit në Zelandën e Re, të nxehtin dhe lagështinë e Kejp Taunit si dhe shkretëtirat e Namibisë. (ze)

XS
SM
MD
LG