Lidhje

Shoqata mjekësore britanike kërkon rritjen e çmimit të alkoolit


Shoqata e Mjekëve në Britani të Madhe dëshiron të vendosë taksa më të larta në konsumin e alkoolit dhe një ulje të përqindjes së alkoolit në gjak të lejuar për ngarjen e makinave. Një raport i publikuar nga ky grup tregon se këto ligje janë të nevojshme që të luftohet epidemia e keqpërdorimit të alkoolit e cila po u kushton agjensive në këtë vend miliarda dollarë në vit.

Shoqata Britanike të Mjekëve, thotë se ky vend po ballafaqohet me një epidemi të alkoolit. Sipas kësaj agjensie keqpërdorimi i alkoolit është shkaktar i rreth 60 sëmundjeve të ndryshme me të cilat ballafaqohet popullata britanike përfshirë këtu sëmundje të zemrës dhe të mëlqisë, sëmundja e sheqerit dhe sëmundje mendore. Kjo shoqatë mendon se çmimi i lirë i alkoolit është një ndër shkaktarët e rritjes së konsumimit të tij në vitet e fundit sidomos nga të rinjtë britanikë.

Supermarketet britaike janë kritikuar ashpër për shitjen e pijeve alkoolike me çmime të lira, shpesh edhe nën vlerën e tyre në shitjen me shumicë. Por tani rrejti gjigant i supermarkeve Tesco thotë se do të punojë me qeverinë në miratimin e ligjeve e reja të cilat do të sigurojnë çmime të përgjeshme të alkoolit. Kjo ka shtyrë përkrahësit e kësaj fushate të thonë se është duke u rritur një konsensus për t’u ballafaquar me problemin e alkoolit në këtë vend. Shoqata Britanike e Mjekëve thotë se pirja e tepruar e alkoolit te të rinjët britanikë është me a larta krahasuar me vendet tjera evropiane. //rd//

XS
SM
MD
LG