Lidhje

Sekretarja Rajs shkon për vizitë në Lindjen e Mesme


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, shkon sot në Lindjen e Mesme, me synimin për rifillimin e bisedimeve të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, pas ndërprerjes së tyre për shkak të shpërthimit të dhunës në Rripin e Gazës.

Pritet që zonja Rajs të mbërrijë në Egjipt nesër, me orën lokale. Ajo do të takohet atje me Presidentin egjiptian Hosni Mubarak, me Ministrin e Jashtëm Ahmed Aboul dhe me atë të zbulimit, Omar Soliman. Bisedimet do të përfshijnë përpjekjet në luftën kundër tarfikut të armëve në Gazë, përmes territorit të kontrolluar nga Egjipti.

Zonja Rice do të shkojë edhe në Izrael e Bregun Perëndimor, ku do të takohet me kryeministrin izraelit Ehud Olmert dhe me Presidentin palestinez Mahmud Abbas. Qëllimi i saj është t’i bindë të dy palët që t’i përkushtohen zotimit të marrë nëntorin e kaluar, për të arritur një marrëveshje për paqen deri në fund të këtij viti.//lk

XS
SM
MD
LG