Lidhje

Mekein siguron emërimin, dueli Klinton-Obama vazhdon


Në Shtetet e Bashkuara, senatori republikan Xhon Mekein fitoi zgjedhjet paraprake në shtetet Ohajo dhe Teksas, duke siguruar emërimin e partisë së tij si kandidat për president.

Senatori nga Arizona, i cili vetëm pak muaj më parë ishte shumë prapa në anketa dhe përballej me vështirësi financiare në fushatën e tij, mbrëmë mori mbështetjen e rivalit kryesor, ish guvernatorit të shtetit Arkansa, Majk Hakëbi, i cili njoftoi në Teksas se largohej nga gara duke i bërë thirrje Partisë Republikane për bashkim.

Zoti Mekein fitoi edhe në shtetet e vegjël Vermont dhe Rod Ajllënd.

Në kampin demokrat, ende nuk është përcaktuar fituesi. Senatori Barak Obama, megjithëse ka fituar në Vermont, përballet me një betejë të ashpër në Ohajo dhe Teksas kundër senatores Hillari Klinton, e cila fitoi në Rod Ajllënd.

Mediat amerikane thonë se gara mes demokratëve në Ohajo, një shtet me rëndësi kritike ky, është tepër e vështirë për t’u parashikuar. Votimet janë zgjatur në disa zona të Ohajos për shkak të pjesmarrjes së madhe.

Në Teksas, deri tani rezultatet tregojnë se Obama është më përpara por procesi i votimit në këtë shtet është më i komplikuar dhe do të duhen orë përpara se të përcaktohet fituesi. //ii

XS
SM
MD
LG