Lidhje

Bisedimet amerikano-iraniane për sigurinë në Irak rifillojnë këtë javë


Zyrtarët irakianë dhe ata iranianë thonë se këtë javë do të rifillojnë bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, lidhur me sigurinë e Irakut.

Zëvendëskryeministri i Irakut, Barham Saleh, tha sot se në Bagdad do të zhvillohet një raund i katërt diskutimesh gjatë ditëve të ardhshme, por nuk e saktësoi datën e tyre. Agjencia iraniane e lajmeve, ISNA, njofton se një delegacion i Teheranit ka mbërritur në Bagdad për bisedime. Kryetari i delegacionit iranian i tha ISNA-, se diskutimet do të fillojnë të enjten. Por zyrtarë të Ambasadës amerikane në Bagdad thanë se nuk është planifikuar asgjë dhe se një zëdhënës i Departamnetit të Shtetit tha sot në Washington, se nuk mund ta konfirmojë datën e bisedimeve.

Zyrtarët amerikanë dhe ata iranianë ishte në plan të takoheshin muajin e kaluar, por Teherani i shtyu bisedimet, për ato që ai i cilësoi arsye “teknike”. //rd//

XS
SM
MD
LG