Lidhje

Osetia e Jugut kërkon njohjen e pavarësisë duke përmendur si shembull Kosovën


Republika separatiste e Osetisë e Jugut në Gjeorgji po i kërkon botës të njohë pavarësinë e saj të vetëshpallur, duke përmendur Kosovën si precedent.

Parlamenti i Osetisë Jugore miratoi një deklaratë, ku thuhej se rajoni i ka ato që ajo i quan “cilësitë e nevojshme” të një shteti sovran demokratik dhe që respekton ligjin.

Në deklaratë i kërkohet Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe ish shteteve të Bashkimit Sovjetik që të njohë pavarësinë e saj.

Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Ajo e quajti Kosovën një rast të veçantë për shkak të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe rrethanave të veçanta të agresionit të forcave të Millosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës.

Osetia e Jugut dhe Abkazia, një tjetër republikë separatiste e Gjeorgjisë shpallën pavarësinë nga Gjeorgjia pas luftrave në fillim të viteve 1990. Asnjë vend nuk e ka njohur pavarësinë e tyre.

Gjeorgjia është zotuar se do t’i rivendosë ato nën kontrollin e qeverisë qendrore.//kk//

XS
SM
MD
LG