Lidhje

Jeruzalemi në zi për tetë nxënësit e vrarë


Mijëra njerëz kishin dalë sot nëpër rrugët e Jeruzalemit, për të mbajtur zi për 8 nxënësit e vrarë dje në një shkollë të qytetit, sulmi më i rëndë në dy vjetët e fundit në Izrael, që tronditi rëndë banorët e Jeruzalemit.

Policia izraelite tha se autori i sulmit, një 25 vjeçar, banor i Jeruzalemit Lindor, u vra në vendin e ngjarjes. Forcat izraelite kanë vënë kufizime për udhëtime në Bregun Perëndimor, ku vrasësi kishte jetuar deri në shtunën e kaluar. Grupi palestinez Hamas i mohoi pretendimet e mëparshme se ishte përgjegjës për sulmin. Shtëpia e Bardhë sot u bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve t’i vazhdojnë bisedimet e paqes, pavarësisht nga sulmi. //rd//

XS
SM
MD
LG