Lidhje

SHBA: Këshilltarja e kandidatit demokrat Obama jep dorëheqjen


Në Shtetet e Bashkuara, një këshilltare e kandidatit demokrat për president Barak Obama dha dorëheqjen, pasi e kishte quajtur kandidaten rivale, Hillari Klinton, një “monstër”.

Samantha Power shprehu keqardhje të thellë për komentet e saj, të publikuara në një gazetë skoceze. Ajo ka qenë këshilltare e zotit Obama për politikën e jashtme gjatë 14 muajve të fundit. Gazeta “Scotsman” tha se zonja Power u përpoq “me nxitim” t’i tërhiqte komentet që ishin publikuar në numrin e sotëm të gazetës.

Ajo citohet të jetë shprehur se zonja Klinton “është një monstër që nuk ndalet para asgjëje, por këtë e them jozyrtarisht”.

Senatorët Klinton dhe Obama janë mbërthyer në një garë të ashpër për të siguruar emërimin e Partisë Demokrate për zgjedhjet e nëntorit.

Zonja Klinton e gjallëroi fushatën e saj me fitoret e së martës në Ohajo, Teksa dhe Rod Ajllënd. Por zoti Obama kryeson ndaj saj për nga numri i delegatëve të fituar. //ii

XS
SM
MD
LG