Lidhje

Dita Ndërkombëtare e Gruas


Në të gjithë botën, njerëzit shënuan sot Ditën Ndërkombëtare të Grave me tubime, fjalime dhe ceremoni publike për të tërhequr vëmendjen ndaj çështjeve të grave dhe për të bërë thirrje për ndryshime.

Në një ceremoni në Afganistan sot, presidenti Hamid Karzai i tha një turme prej qindra grash se ata duhet të jenë të lira të arsimohen. Ai u bëri thirrje burrave dhe udhëheqësve fetarë të mos i detyrojnë vajzat e reja të martohen, veçanërisht me burra shumë më të vjetër se ata, dhe t’i lejojnë ata të shkollohen.

Në Filipine, qindra gra protestuese shënuan ditën e gruve me tubime ku kërkonin dorëheqjen e presidentes Gloria Arroyo për një skandal korrupsioni. Gratë marshuan drejt pallatit presidencial në kryeqytetin Manila sot duke hedhur slogane kundër zonjës Arrojo dhe duke djegur fotografi të saj. //rd//

XS
SM
MD
LG