Lidhje

Bush: SHBA do të ndihmojnë Poloninë për modernizimin e ushtrisë


Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë në modernizimin e ushtrisë polake, në kuadrin e marrëveshjes për vendosjen e komponentëve të një sistemi të ri amerikan të mbrojtjes nga raketat në Poloni. Presidenti Bush njoftoi planin sot pas takimit me kryeministrin polak, Donald Tusk në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Tusk tha se nuk duhen bërë spekullime lidhur me qëllimet e këtij projekti, duke ju referuar shqetësimit të rusëve lidhur me sistemin e mbrojtjes nga raketat. Zyrtarët e Varshavës kanë shprehur gadishmëri për të lejuar vendosjen në vendin e tyre të 10 interceptuesve, në kuadrin e sistemit global të mbrojtjes nga raketat, por ata kanë vënë si kusht modernizimin e ushtrisë polake.

Negociatorët polakë kanë kërkuar vendosjen e sistemit të mbrojtjes nga raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi dhe kanë identifikuar 17 aspekte ushtarake, që Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë për t’i modernizuar. Polonia thotë se modernizimi i menjëhershëm i forcave të veta të armatosura është i nevojshëm, ngaqë Rusia ka kërcënuar se do ta verë në shënjestër të armëve të veta bërthamore, në se atje vendosen interceptuesit e raketave.

Presidenti Bush tha se para përfundimit të mandadit të tij vitin e ardhshëm, ekspertët do të bëjnë inventarin e nevojave të Polonisë dhe do të propozojnë një plan modernizimi. Zoti Bush e falenderoi kryeministrin polak Tusk për kontributin e Polonisë në Irak dhe në Afganistan. Ai tha se pati një diskutim të gjatë me kryeministrin polak mbi një numër çështjesh, mes tyre edhe siguria e përbashkët. //ad//

XS
SM
MD
LG