Lidhje

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut akuzohet për prostitucion


Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut u kërkoi falje publike zgjedhësve dhe familjes së tij pas botimit nga gazeta “The New York Times” të një shkrimi që e lidhte me një rrjet prostitucioni.

Zoti Spitzer kërkoi falje sot në një fjalim të shkurtër, ndërkohë që bashkëshortja qëndronte pranë tij. Ai nuk përmendi shkrimin e gazetës dhe as nuk shpjegoi se pse po kërkonte falje duke u shprehur se kjo ishte “çështje personale”. Zoti Spitzer tha se kishte shkelur detyrimet ndaj familjes dhe “çdo logjikë që ndan të drejtën nga e gabuara”.

Gazeta Nju Jork Tajms njoftonte në faqen e saj të internetit se zoti Spitzer, demokrat, ishte zbuluar nëpërmjet një përgjimi nga shërbimet federale muajin e kaluar, duke bërë plane për t’u takuar me një grua në Washington, D.C. Gazeta shkruante se përgjimi ishte bërë gjatë një hetimi për një rrjet prostitucioni i njohur si Emperos Club VIP.

Udhëheqësi republikan në legjislaturën e shtetit të Nju Jorkut, Xhejms Tedisko, bëri thirrje për dorëheqjen e zotit Spitzer. //af

XS
SM
MD
LG