Lidhje

Serbi: Përkujtohet 5-vjetori i vrasjes së ish-kryeministrit Xhinxhiç


Në Serbi, mijëra njerëz marshuan të mërkurën nëpër rrugët e Beogradit, me rastin e 5-vjetorit të vrasjes së kryeministrit reformist, Zoran Xhinxhiç.

Presidenti Boris Tadiç dhe kryeministri Vojisllav Koshtunica vendosën veças kurora me lule përjashta godinës qeveritare, ku u vra udhëheqësi reformist.

Zoti Xhinxhiç, i cili ndihmoi që t’i jepej fund sundimit të ish-Presidentit Sllobodan Millosheviç, ishte kryeministri i parë i Serbisë, i zgjedhur në mënyrë demokratike, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Vitin e kaluar, një gjykatë serbe gjeti fajtorë dy ish-anëtarë të një njësie paraushtarake serbe dhe 10 persona komplotues, për vrasjen e zotit Xhinxhiç. Kjo vrasje shënoi një hap prapa në reformat pro-Perëndimit, duke çuar në rënien e qeverisë së zotit Xhinxhiç.

Në një deklaratë që bëri po të mërkurën, ambasada amerikane në Beograd e quan zotin Xhinxhiç “patriot në kuptimin e vërtetë të fajlës”, i cili u përball me “kundërshtimin e ashpër nacionalist”, në përjekjet e tij për zbatimin e reformave demokratike në Serbi. (ze)

XS
SM
MD
LG