Lidhje

Frid: Pavarësia e Kosovës garanci për stabilitetin në Ballkan


Komisioni i Puneve të Jashtme i Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit amerikan zhvilloi sot nje seance me pyetje pergjigje me temen “Ballkani pas pavaresise se Kosoves dhe ne prag te zgjerimit te Natos”. Ndihmes Sekretari amerikan i Shtetit Daniel Frid ishte i ftuar per te deshmuar para komisionit mbi politikat amerikane ndaj Kosoves dhe ne pergjithesi ndaj Ballkanit, pas shpalljes se pavaresise se Kosoves.

Ndihmes Sekretari i Shtetit Frid theksoi se Ballkani mbetet nje rajon kyç per Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre evropianë, dhe se me zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, eliminohet edhe një burim tjetër paqëndrueshmërie ne rajon. Nje pyetje e rendesishme qe ngrihej vazhdimisht para zgjidhjes se statusit ka qene mundesia e Kosoves per te mbijetuar si nje shtet i suksesshem me nje ekonomi funksionale. Me zgjidhjen e statusit, i siguron ligjvenesit Ndihmes Sekretari Frid, eliminohet edhe ky shqetesim:

Zoti Fried theksoi ne deshmine e tij se megjithe veshtirësite, Kosova do te kete nje ekonomi funskionale:

"Me ndihmen tone dhe mbeshtetjen e Bankes Boterore dhe Fondit Monetar Nderkombetar Kosova do te jete nje shtet funksional. Shtetet e Bashkuara do te marrin pjese ne vere ne konferencen nderkombetare te donatoreve. Megjithese Evropa do te kontribuoje me ndihma te shumta, edhe Shtetet e Bashkuara dhe partnere te tjere do te luajne rol. 32 vende e kane njohur Kosoven, ose kane shprehur plane per ta njohur ate. Ketu perfshihen edhe 2 e treta e vendeve te Bashkimit Evropian".

Te njejtin besim shprehen edhe ligjvenesit qe e moren fjalen ne hapje te seances. Kryetari i Komisionit, zoti Howard Berman theksoi ne komentet e tij nevojen urgjente qe kishte verejtur ne Kosove gjate vizites atje para zgjidhjes se statusit:

"Me shtangu nevoja e madhe per ndihma dhe zhvillim ekonomik. Pervec mungeses se nje statusi te pazgjidhur, kishte ngurim nga investitoret te angazhoheshin atje. 2:05 Tani qe statusi politik i Kosoves eshte zgjidhur, udheheqesit e saj duhet te perqendrohen ne ngritjen e nje ekonomie te fuqishme dhe funksionale".

Zoti Berman nenvizoi sfidat e medha qe lidhen dhe rrjedhin nga korrupsioni, papunësia e larte dhe infrastruktura e dobet, si dhe per te inkuadruar pakicat etnike.

"Udheheqja e Kosoves ka perpara pergjegjesi kolosale. Ky vend i ri duhet te mbetet shteti i te gjitha popullatave etnike qe banojne atje. Jam i kenaqur qe kryeministri Hashim Thaci ka emeruar dy serbe si ministra ne kabinetin e tij".

Anëtari tjetër i ketij komisioni, ligjvenesi Eliot Engel shprehet me nota optimiste se me shpalljen e pavaresise se Kosoves, do te gjejne zgjidhje edhe problemet e tjera dhe do të eliminohet nje burim paqendrueshmerie ne rajon.

"Ka shume pune per t’u bere. Ky eshte fillimi, jo fundi. Bashkesia nderkombetare duhet te vazhdoje angazhimin, por jam plotesisht i bindur se kjo jo vetëm që është rruga e duhur dhe e moralshme, por edhe rruga e vetme per sa i perket nje zgjidhjeje qe i sherben stabilitetit".

Ne komentet e tij ne mbyllje te deshmise Ndihmes Sekretari i Shtetit Daniel Frid theksoi se Politika amerikane vazhdon te kete te njejtin objektiv ne rajon: integrimin e tij ne institucionet euro-atlantike.

Zoti Frid tha se pavarësia i jep Kosovës mundësi të reja për t’u zhvilluar ekonomikisht, Në se para pavarësisë Kosova e kishte të pamundur të futej në organizatat financiare ndërkombëtare si FMN-ja dhe Banka Botërore, tani ajo e ka rrugën e hapur. Veç ndihmës nga institucionet financiare ndërkombëtare, Kosova mund të përfitojë edhe nga investimet nga poshtë, siç u shpreh zoti Frid, nga investimet nga shqiptarët si jashtë edhe brenda Kosovës si dhe nga ndihmat e vendeve të tjera. Kongresi, tha ai, me kërkesë të administratës ka miratuar tashmë një sasi ndihmash prej rreth 400 milionë dolalrësh për Kosovën dhe pritet që administrata të kërkojë më shumë. //iç//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG