Lidhje

Takim në Bruksel i krerëve të shteteve të BE-së


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po takohen në Bruksel për të shqyrtuar metodat e stabilizimit të tregjeve financiare dhe për të krijuar një afat për zbatimin e masave për reformat e energjisë, që të luftohen ndryshimet klimatike.

Në një deklaratë të BE-së thuhet se krerët e shteteve në takimin dy-ditësh, i cili fillon sot, do të miratojnë po ashtu rregullat e rritjes ekonomike dhe mundësive të punësimit në vendet e organizatës 27-anëtarëshe. Veç kësaj, udhëheqësit pritet të debatojnë lidhur me një propozim të debatueshëm francez për formimin e një organizate të re, të quajtur Bashkimi Mesdhetar, ku do të përfshiheshin vendet të Afrikës veriore dhe të Lindjes së Mesme.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur shqetësime të mëdha, se organizata mesdhetare do të përjashtonte disa nga anëtarët e BE-së. Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, tha në janar ,se një plan i propozuar për pakësimin e gazit të karbonit, do t’i kushtonte secilit prej konsumatorëve evropianë 4 dollarë e 37 centë në javë. Ai paralajmëroi po ashtu, se kostoja e të qëndruarit duarkryq dhe mosmarrjes së masave ndaj eliminimit të këtij rreziku, është 10 herë më e madhe.//lk

XS
SM
MD
LG