Lidhje

Bush: SHBA në një periudhë të vështirë ekonomike


Presidenti Bush pohoi se Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një periudhë të vështirë ekonomike, por shprehu gjithashtu optimizëm se ekonomia do të rimëkëmbet. Presidenti i bëri komentet në një takim të Klubit Ekonomik të premten në Nju Jork. Ai e mbajti këtë fjalim në një kohë kur dollari amerikan ka shënuar një nivel të ulët rekord dhe kur çmimet e naftës dhe arit kanë vazhduar të rriten.

Presidenti pohoi se ka pasur ngadalësim të ritmeve të rritjes ekonomike, se ka rënë vlera e shtëpive dhe se çmimet e gazit dhe ushqimeve janë rritur. Por zoti Bush shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara kanë marrë masa të rëndësishme që do të ndihmojnë për ta ndryshuar këtë prirje. Presidenti foli për një paketë me stimuj ekonomikë, ulje në normave të interesave dhe ndihma për institucionet në vështirësi.

Një ligjvënës demokrat me peshë kritikoi më pas Presidentin, duke thënë se fjalimi i tij provon se zoti Bush nuk është në dieni të pikëpamjeve që kanë amerikanët dhe ekspertët për gjendjen ekonomike. Senatori Charles Schumer, anëtar i Komisionit të Senatit për Financat, shtoi se Presidenti nuk është treguar agresive në përgjigjen e tij ndaj shqetësimeve ekonomike, duke e vështirësuar më tej rimëkëmbjen e ekonomisë. //iç//

XS
SM
MD
LG