Lidhje

CIA transferon një eksponent të Al-Kaidës në Guantanamo


Pentagoni bën të ditur se CIA ka transferuar një anëtar të lartë të Al-Kaidës i cili kishte lidhje të ngushta me Osama Bin Laden, në burgun ushtark në Gjirin Guantanamo, në Kubë.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se i burgosuri, i identifikuar si Muhammad Rahim, ka ndihmuar Bin Ladenin që të strehohet në shpellat e Tora Borës, duke iu fshehur forcave të koalicionit të cilat të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara që në vitin 2001, rrëzuan qeverinë talebane në Afganistan.

Zëdhënësi tha se Rahimi, me kombësi afgane, ka ndihmuar Bin Ladenin që të arrinte të largohej, gjatë një operacioni të forcave amerikane për kapjen e udhëheqësit të al-Kaidës. Rahimi gjithashtu është përpjekur të sigurojë substanca kimike për një plan, që do të godiste forcat e koalicionit në Afganistan.

Pentagoni nuk ka bërë të ditur se kur dhe si u arrestua fillmisht Muhamad Rahim, por njofton vetëm se ai u dërgua në burgun e Guantanamos këtë javë. //iç//

XS
SM
MD
LG