Lidhje

BE, synime ambicioze për të luftuar ndryshimet klimatike


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbështetën synime ambicioze për të luftuar ndryshimet klimatike, por theksuan se ato duhet të jenë të përballueshme financiarisht, në një kohë rënieje ekonomike.

Në një deklaratë që u bë në përfundim të takimit dy-ditor në Bruksel, udhëheqësit u zotuan për finalizimin deri vitin e ardhshëm të strategjisë së tyre për pakësimin me 20 për qind të gazeve të efektit serrë deri në vitin 2020. Por ata theksuan se kostoja e projektit nuk duhet t’u imponojë shpenzime të jashtëzakonshme vendeve anëtare të BE-së.

Kryeministri slloven Janez Jansa, vendi i të cilit mban presidencën e radhë të BE-së, e cilësoi paketën si një dokument të rëndësishëm, që do t’i lejojë vendet anëtare të zbatojnë teknologji të së ardhmes.

Udhëheqësit, po ashtu miratuan një variant të modifikuar të propozimit të Presidentit francez Nicolas Sarkozi për krijimin e një blloku të ri tregtar të Mesdheut, i cili do t’i shërbente përpjekjeve të vendeve anëtare të BE-së për të forcuar marrëdhëniet me vendet e Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme.

Udhëheqësi francez fitoi mbështetjen e kolegëve të tij në Bashkimin Evropian, pasi pranoi ndryshime në këtë propozim në përgjigje të shqetëtime të Gjermanisë, se plani i tij do të minonte unitetin e Bashkimit Evropian. //iç//

XS
SM
MD
LG