Lidhje

Enciklopedia e jetës në Internet, shumëllojshmëria e specieve


Magazina globale e farërave, e quajtur “The Global Seed Vault” u hap më 26 shkurt 2008 pranë Polit të Veriut dhe krahas me këtë, filloi edhe një projekt interneti që synon nxitjen e biodiversitetit. Kjo magazinë ndodhet në arkipelagun norvegjez të Svalbardit, një zonë e thellë dhe synimi i ndërtimit të saj është mbrojtja e miliona farërave nga ndryshimet klimatike dhe fatkeqësi të tjera. Faqja kompjuterike “Enciklopedia e jetës” mjafton të klikohet dhe ajo të siguron të gjithë informacionin mbi objektet e gjalla.

Gjithshka ka të bëjë me biodiversitetin, me mbrojtjen e numrit të madh të bimëve dhe kafshëve të botës, per shumë vite më pas. Ja si shprehet ambjentalisti i Universitetit të Harvardit, Wilson.

"Biodiversiteti është një fjalë, e përhapur me shpejtësi në botë, që nga koha kur filloi përdorimi i saj, në vitin 1988 dhe është shkurtimi i termit “Diveristeti biologjik”. Ajo përfshin të gjitha speciet e ndryshme të bimëve dhe kafshëve dhe mikroorganizmave në botë, biosferën, apo krijimin e tyre".

Zoti Wilson është zëdhënësi i Enciklopedisë së Jetës. Projekti në internet prej 12,5 milionë dollarësh u publikua më 26 shkurt, duke zbuluar 30 mijë faqe me informacione që i kushtohen formave të jetës në Tokë.

Adresa kompjuterike www. EOL.org u bllokua përkohësisht, kur më tepër se 11 milionë njerëz u përpoqën të hynin në të që në orët e para. Planifikuesit thonë se kjo faqe, eventualisht do të përmbajë informacione lidhur me të gjitha speciet e njohura të jetës.

Synimi i Magazinës Globale të Farërave pranë Polit të Veriut, është për t’u siguruar mbijtetesën specieve njerëzore. Kjo magazinë shërben si rezervë për 1 mijë e 400 farërat e të gjithë botës.

“Kjo është si një bibliotekë për bujqësinë, në një farë kuptimi, një bibliotekë për jetën, ku kemi të gjitha informacionet për shumëllojshmërinë, për trashëgiminë e bimëve”.

Cary Fowler është organizatori i këtij projekti. Ai ka qenë fermer dhe tani është president i organizatës jo-fitimprurëse Global Crop Diversity Trust. Tani ai drejton Global Seed Vault të Svalbaldit.

"Publiku është i ndërgjegjshëm për kërcënimin me të cilin përballen balenat, tigrat, apo arinjtë polarë dhe specie të tjera, por ato mund të shihen ashtu siç janë, dhe për to mund të shprehësh madje emocione, por nuk mund ta bësh diçka të tillë me veritete të grurit, apo të karrotave".

Fowler thotë se magazinimi i farërave është i neovojshëm për ruajtjen e farërave nga ngrohja gloale. Mbi 100 vende të botës kanë kontribuar me miliona farëra për këtë objekt të sigurtë. //iç//

XS
SM
MD
LG