Lidhje

Senatori Xhon Mekejn për vizitë në Bagdat


Senatori dhe kandidati për president Xhon Mekejn po bën një vizitë në Bagdat për tu takuar me zyrtarë amerikanë dhe irakianë. Është kjo hera e tetë që zoti Mekejn shkon në Irak që nga ndërhyrja amerikane në vitin 2003 dhe e para që kur u bë kandidati kryesor i partisë republikane.

Ambasada amerikane në Bagdat tha se zoti Mekejn mbërriti sot atje por nuk pranoi të japë më shumë hollësi rreth vizitës së tij për arsye sigurie. Iraku është ndalesa e parë e zotit Mekejn gjatë udhëtimit një javor që përfshin edhe vizita në Jordani, Izrael, Britani dhe Francë.

Zoti Mekejn është mbështetës i fuqishëm i strategjisë së presidentit Bush për shtimin e trupave në Irak për të pakësuar dhunën.

Ndërkohë, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Nansi Pelosi, bëri thirrje sot për një tërheqje të trupave amerikane nga Iraku, tërheqje që ajo tha se duhet të jetë e përgjegjëshme, me nder dhe në kushte sigurie. //bsa//

XS
SM
MD
LG