Lidhje

Pakistan - sulm me raketë kundër një baze të dyshuar militantësh


Dëshmitarë dhe media shtetërore në Pakistan thanë se një sulm me raketë kundër një vendstrehimi të dyshuar të militantëve në afërsi të kufirit afgan vrau të paktën 18 persona.

Sulmi u ndërmor të djelën në Wana, qyteti kryesor në rajonin fisnor në Vaziristanin Jugor ku trupat pakistaneze kanë luftuar kundër luftëtarëve të lidhur me Al-Qaidën dhe Talebanët.

Banorët thanë se kishin dëgjuar disa shpërthime. Ata thanë se sulmi shkatërroi shtëpinë ku dyshohej të fshihej udhëheqësi fisnor i njohur me emrin Noorullah.

Vendi nga është lëshuar raketa është i panjohur.

Zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit Gjeneral majori Athar Abbas tha se një ekip ushtarak është dërguar në zonë për të hetuar shpërthimin. Zyrtarët thanë se forcat e koalicionit në Afganistan nuk kanë komentuar për incidentin. //bsa//

XS
SM
MD
LG