Lidhje

Ban Ki Moon dënon sulmet kundër UNMIK-ut dhe KFOR-it në Mitrovicë


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban ki Moon dënoi sulmet e dhunshme kundër policisë së UNMIK-ut dhe personelit të KFOR-it në Mitrovicë. Zoti Ban ritheksoi se UNMIK-u do të vazhdojë te marrë masa për të zbatuar mandatin e tij në bazë të rezolutës 1244 dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të tregohen të përmbajtura. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi nevojën për dialog konstruktiv për të zgjidhur situatën.

XS
SM
MD
LG