Lidhje

SHPK-ja dhe policia e OKB-së u rikthehen detyrave në veri të Mitrovicës


Pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës dhe ata të policisë së Kombeve të Bashkuara u janë kthyer sot detyrave të tyre në pjesën veriore të Mitrovicës, pasi u tërhoqën nga ajo pjesë të hënën, pas trazirave të dhunshme.

Policia e Kombeve të Bashkuara ka nisur hetimet lidhur me këto trazira gjatë të cilave humbi jetën një polic ndërkombëtar ndërsa u plagosën 60 të tjerë. Gjendja aktuale në veri cilësohet të jetë e qetë me gjithë tensionet që vazhdojnë të jenë të larta. //bsa//

XS
SM
MD
LG