Lidhje

Presidenti Bush mbron luftën në Irak 5 vjet pas ndërhyrjes amerikane


Presidenti Bush e shënoi 5-vjetorin e ndërhyrjes amerikane në Irak me një fjalim në mbrojtje të kësaj lufte dhe me paralajmërimin se tërheqja do të ishte fitore për terroristët.

Presidenti Bush tha në Pentagon se megjithë trysninë për të ulur praninë amerikane në Irak, ai nuk do të tregohet i nxituar. Ai tha se tërheqjet e ardhshme të trupave do të bazohen në këshillat e komandantëve amerikanë në Irak.

Ndërkaq, aktivistë kundër luftës organizuan sot një numër protestash në disa qytete, përfshirë edhe në kryeqytetin, Uashington, si dhe në Miami. Në komentet sot në Karolinën e Veriut, kandidati demokrat për President, Barak Obama tha se lufta i ka bërë Shtetet e Bashkuara më pak të sigurta dhe nga ana tjetër ka forcuar Al-Kaidën, Talebanin dhe Korenë e Veriut.

Ndërkohe rivalja e tij demokrate Hillari Klinton vuri në dukje se mbi 4 mijë ushtarë amerikanë janë vrarë në Irak. Ajo tha se lufta ka vënë në rrezik fuqinë e ushtrisë amerikane dhe ekonominë e vendit.//lk

XS
SM
MD
LG