Lidhje

Kroacia dhe Hungaria njohin zyrtarisht pavarësinë e Kosovës


Kroacia dhe Hungaria e njohën zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, duke nxitur kritika të ashpra nga Serbia.

Bullgaria, në një deklaratë të përbashkët me dy fqinjët e tjerë të Serbisë, bëri të ditur gjithashtu synimin për njohjen e shtetit të Kosovës. Kanadaja dhe Japonia e njohën pavarësinë e Kosovës dje.

Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç, në komentet sot në Greqi, ritheksoi qëndrimin e qeverisë së tij se çdo vend që njeh atë që ai e cilëson si shtet të paligjshëm të Kosovës shkel ligjin ndërkombëtar. Ai u bëri thirrje vendeve të Ballkanit ta ndihmojnë Beogradin të gjejë një zgjidhje.

Policia e Kombeve të Bashkuara ka filluar të kthehet në qytetin e ndarë të Mitrovicës në Kosovën veriore. Forcat e OKB-së u larguan pas fillimit të protestave të dhunshme në qytet të dielën, gjatë të cilave forcat e NATO-s u përleshën me protestues serbë, që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. //bsa//

XS
SM
MD
LG