Lidhje

Obama, Klinton përqendrohen tek lufta në Irak me rastin e 5-vjetorit


Kandidatët presidencialë demokratë Barak Obama dhe Hillari Klinton do të përqendrohen tek lufta në Irak gjatë fushatës së tyre sot.

Obama do të mbajë një fjalim në Karolinën e Veriut me rastin e pesë vjetorit të luftës. Senatori nga shteti Illinoi po i kthehet politikës së jashtme pas një fjalimi për marrëdhëniet racore në Shtetet e Bashkuara dje në Filadelfia dhe Pensilvani.

Senatori Obama, dënoi përsëri deklaratat e debatueshme dhe raciste të bëra nga prifti i tij, Xheremia Rajt, në kishën e tij në Çikago. Zoti Obama, i cili nëse zgjidhet, do të ishte presidenti i parë afrikano-amerikan, i bëri thirrje amerikanëve të diskutojnë hapur marrëdhëniet racore në mënyrë që ta bashkojnë vendin.

Ndërkohë, zonja Klinton do të zhvillojë një takim me pyetje-përgjigje me veteranët e ushtrisë në Hantington të Uest Virxhinias. Gjatë fushatës në Pensilvani dje, senatorja nga Nju Jorku e përsëriti premtimin e saj për të filluar tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku brenda 60 ditëve të para të mandatit të saj. //bsa//

XS
SM
MD
LG