Lidhje

Xhillian Milovanoviç: Partitë politike të arrijnë konsensus për emrin e Maqedonisë


Ambasadorja amerikane ne Shkup Xhillian Milovanoviç u bëri sot thirrje sot drejtuesve të partive politike në Maqedoni të bashkëpunojnë me njeri tjetrin për të arritur një konsensus për çështjen e emrit të vendit të tyre.

Maqedonia ka mosmarrëveshje me Greqinë për emrin, gjë që rrezikon anëtarësimin e saj në NATO. Ambasadorja amerikane u bëri thirrje drejtuesve politike të lënë mënjanë lojrat politike dhe interesat partiake dhe të përqëndrohen në të ardhmen e vendit të tyre.

Shtetet e Bashkuara, tha ajo, po mbështesin procesin e negociatave përmes OKB-së për çështjen e emrit, në mënyrë që Maqedonia të jetë në gjendje të marrë ftesë anëtarësimi në prill. Vetëm tri jave para takimit të NATO-s, Maqedonia rrezikoi një krize politike pas vendimit të Partisë Demokratike Shqiptare për t’u larguar nga qeveria. //bsa//

XS
SM
MD
LG