Lidhje

Imazhi i Shteteve të Bashkuara në përvjetorin e ndërhyrjes në Irak


Shtetet e Bashkuara kanë paguar një kosto të lartë për vendimin e 5 vjetëve më parë, për ndërhyrjen në Irakut dhe rrëzimin e Sadam Huseinit. Anketimet e opinionit tregojnë se opinioni ndërkombëtar për Shtetet e Bashkuara është në nivelin më të ulët që ka qenë ndonjëherë. Siç vihet në dukje në materialin në vazhdim, vazhdimi i angazhimit të Shteteve të Bashkuara në Irak, është një prej elementëve kryesorë që dëmton imazhin e Amerikës në botë.

Protestat anti-amerikane janë tani diçka e zakonshme, jo vetëm në vendet që historikisht e kanë kundërshtuar politikën e jashtme amerikane. Demonstruesit kanë dalë nëpër rrugë edhe në vende që kanë qenë aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara.

Zemërimi lidhur me Irakun dhe mënyra e trajtimit të terroristëve të dyshuar nga Amerika janë përhapur, veçanërisht në botën arabe. Amr Moussa është Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe. "Ndjenjat miqësore kanë mbizotëruar për shume vite me radhë në botën arabe, përkundrejt Amerikës dhe anasjelltas, janë dëmtuar kohët e fundit.”

Dhjetra mijëra viktima në radhët e irakianëve, keqtrajtimet e dokumentuara të të burgosurve irakianë dhe dalja në skenë e një Iraku të dominuar nga sekti shi’it, përkrah një Irani po shi’it, kanë krijuar shqetësimeve mes aleatët arabë të Amerikës. Dhe ndjenjat negative shtrihen përtej rajonit. Mamadi Kaba është aktivist i të drejtave të njeriut në Guine. "Emri i Shteteve të Bashkuara është dëmtuar nga lufta në Irak, dhe veçanërisht për shkak të keqtrajtimit të të burgosurve në burgun Abu Graib".

Edhe në ato vende që kanë çuar trupa në Irak, lufta nuk gëzon popullaritet. Ja si u shpreh një banor i Londrës: "Çdo herë që Amerika ndërhyn ushtarakisht në një vend, kjo thekson faktin se ajo ka prirjen për të vepruar si një polic botëror".

Andrew Kohut, i Qendrës Kërkimore Kohut, flet për ndikimin që ka patur lufta: "Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që ka shkaktuar ndjenjën anti-amerikane në shkallë botërore, që nga viti 2001".

Shoferi i taksisë nga Kajroja Saad Said Awad mendon se Shtetet e Bashkuar mund ta përmirësojnë imazhin e tyre. "Kjo arrihet duke u larguar nga Iraku. Shtetet e Bashkuara duhet të linë irakianët të vendosin vetë për vendin e tyre. Gjithshka që ndodh në Irak, është shkak i vetë pushtimit".

Presidenti Bush thotë se trupat amerikane do të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe analisti Kohut thotë se në se Shtetet e Bashkuara do të mund të mund të realizojnë që lufta të ketë rezultate të suksesshme, atëhere zemërimi global do të mund të zbutet. "Sigurisht, në se Iraku kthehet në një histori të suksesshme, kjo mund të ndryshonte mendimet e njerëzve. Por gjithsesi çështjet më madhore, ato të rregullave të lojës dhe të ushtrimit të pushtetit nga ana jonë, do të mbeten". Përmirësimi i imazhit të Amerikës jashtë vendit do të jetë detyrë e presidentit të ardhshëm të Shteteteve të Bashkuara, që do të dalë nga zgjedhjet e vitit 2009.

XS
SM
MD
LG