Lidhje

Osama bin Laden paralajmëron Bashkimin Evropian


Në një mesazh të ri, Osama bin Laden paralajmëroi Bashkimin Evropian se do të ndëshkohet rëndë për botimin e karikaturave të Profetit Muhamet në gazetat evropiane.

Në një inçizim të publikuar në një faqe interneti të lidhur me al-Kaidën dje në mbrëmje, një që thuhet të jetë i bin Ladenit thotë se botimi i karikaturave ishte një fyerje më e rëndë sesa goditja me bomba në shtëpitë me gra dhe fëmijë nga forcat e Perëndimit.

Zëri i shoqëruar me nëntituj në anglisht në faqen e internetit dëgjohet ndërkohë që në video paraqiten pamje të bin Ladenit me një pushkë në dorë.

Karikaturat e Profetit Muhamet u botuan në gazetat daneze në vitin 2006, duke shkaktuar protesta masive në vendet islamike kudo në botë. Muajin e kaluar ato ribotuan një nga karikaturat, ku Muhameti ka një bombë në kokë në vend të turbanit, si shenjë e angazhimit të tyre ndaj lirisë së shprehjes, pasi policia tha se ishte zbuluar një komplot për vrasjen e autorit.

Në deklaratën e bin Ladenit thuhet se karikaturat janë pjesë e një kryqëzate të re kundër islamizmit në të cilën Vatikani ka luajtur për një kohë të gjatë një rol qendror.

XS
SM
MD
LG