Lidhje

Një notar serb përjashtohet nga gara pas veprimit me motiv etnik


Një notar serb është përjashtuar nga kampionati evropian i notit në Holandë, pasi kishte veshur një bluzë, ku shkruhej “Kosova është Serbia”. Ekipi i tij ka në plan ta apelojë vendimin.

Milorad Caviç e kishte veshur bluzën në ceremoninë e ndarjes së medaljeve, kur atij iu dha medalja e artë për stilin "delfin". Akti i tij u cilësua nga liga evropiane e notit si një “veprim politik”, që shkelte rregullat.

XS
SM
MD
LG