Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë pritet të takohen sot më Bruksel në një përpjekje tjetër për të zgjidhur mosmarrëveshjen për përdorimin e emrit Maqedoni.
Ministrja greke Dora Bakoyannis dhe ai maqedonas Antonio Milososki do të zhvillojnë bisedime me pjesëmarrjen edhe të nënsekretarit amerikan të shtetit Daniel Fried.
Departamenti amerikan i shtetit tha se prania e zotit Fried është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme amerikane për përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të zgjidhur këtë çështje.
Maqedonia është emri i një rajoni të Greqisë veriore dhe i ish-republikës jugosllave.
Greqia po kërcënon se do të bllokojë ftesën e mundshme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në takimin e nivelit të lartë në Bukuresht. Ajo thotë se përdorimi i emrin nga ana e ish-republikës jugosllave nënkupton një pretendim territorial ndaj Greqisë.
Maqedonia e mohon një gjë të tillë dhe thotë se i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO. //kk//