Lidhje

Presidenti Sejdiu takohet me delegacionin estonez


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se pavarësia e Estonisë është një shembull i mirë për t'u ndjekur nga Kosova.

Ai i bëri komentet sot në Prishtinë pas takimit me një delegacion të parlamentit të Estonisë, vend që e ka njohur shtetin e ri të Kosovës.

Presidenti Sejdiu tha se integrimi i Estonisë në institucionet euroatlantike është gjithashtu një shembull i mirë që duhet ndjekur nga Kosova.

Kreu i parlamentit estonez tha se vendi i tij është në anën e Kosovës dhe kjo, theksoi ai, është një çështje parimi pasi Estonia ka qenë dikur e shtypur. Qeveria estoneze ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. //rd//

XS
SM
MD
LG