Lidhje

Serbia propozon ndarje etnike të Kosovës


Ministri serb për Kosovën tha se Beogradi ka propozuar zyrtarisht ndarjen e serbëve dhe të shqiptarëve në Kosovë. Gazeta serbe Politika citon sot ministrin Slobodan Samarxhiç të ketë thënë se propozimi, i cili i është dërguar Misionit të Kombeve të Bashkuara në Prishtinë, do të krijonte ndarjen funksionale të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Ai tha se Beogradi njeh juridiksionin e policisë, gjyqësorit dhe doganave të UNMIK-ut në territorin e Kosovës. Por ai shtoi se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës vetëm serbët me ndihmën e Serbisë mund të realizojnë autoritetin e Kombeve të Bashkuara.

Zoti Samarxhiç tha se nëse administratorët e OKB_së dëshirojnë paqe dhe stabilitet, atëhere ata duhet të arrijnë një marrëveshje të qendrueshme. Zëvendës shefi i UNMIK-ut, Larry Rossin tha se dokumenti është dërguar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. //rd//

XS
SM
MD
LG