Lidhje

Departamenti i Shtetit fillon hetimin për hyrjen në dosjet e pasaportave të kandidatëve


Departamenti amerikan i Shtetit tha do të ketë një hetim të hollësishëm rreth hyrjes pa leje nga disa persona në dosjet kompjuterike që përmbajnë informacione mbi pasaportat e tre kandidatëve për president.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormack tha se ishte njoftuar edhe Departamenti i Drejtësisë. Senatori Obama tha se pret që të kryhet një hetim i hollësishëm nga Kongresi ndërkohë që nga zyra e Senatorës Klinton thuhet se kjo ngjarje do të ndiqet shumë afër.

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs shprehu keqardhjen për incidentin në telefonatat me kandidatët demokratë Barak Obama dhe Hillari Klinton, si edhe me kandidatin republikan Xhon Mekein.

Zëdhënësi Mekormëk thotë se Departamenti i Shtetit ka pushuar nga puna dy kontraktorë dhe ka marrë masa disiplinore ndaj një të treti pasi ata kishin hapur pa leje dosjet. Dosjet e pasaportave përmbajnë informacione të cilat ndër të tjera tregojnë se cilat vende janë vizituar nga personi. //rd//

XS
SM
MD
LG