Lidhje

Ekipi i OKB-së kontrollon çmontimin e municioneve në Qipro


Një ekip i Kombeve të Bashkuara i specializuar për eksplozivët, përfundoi kontrollin e një zone në qendër të kryeqytetit të Qipros, Nikozisë, për çmontimin e municioneve, para se të fillojë punën për hapjen e një kalimi të rëndësishëm në qytetin e ndarë.

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha se ekspertët përfunduan kontrollin në rrugën Ledra dhe nuk gjetën lëndë shpërthyese, të mbetura që nga pushtimi turk i vitit 1974, në zonën që ndan ishullin mes qipriotëve turq dhe grekë.

Zëdhënësi tha se pikëkalimi i Ledras mund të hapet në fillim të prillit, ashtu siç ranë dakord javën e kaluar, Presidenti qipriot Dimitris Kristofias dhe homologu i tij turk, Mehmet Ali Talat. Të dy zyrtarët e përshkruan hapjen e pikëkalimit të Ledras, një arterie kryesore për të dyja palët në Nikozi, si një shenjë e vullnetit të mirë.

Në bisedimet e tyre të premten, të dy udhëheqësit ranë gjithashtu dakord për të rifulluar bisedimet për zgjidhjen e problemit të ndarjes së Qipros 34 vjet më parë. //rd//

XS
SM
MD
LG