Lidhje

Kroacia arreston 6 ish oficerë nën akuzat për krime lufte


Autoritetet kroate kanë arrestuar gjashtë ish oficerë të ushtrisë, të dyshuar për krime lufte gjatë konfliktit në fillim të viteve 1990.

Agjencitë kroate të lajmeve njoftuan se të gjashtë dyshohen për vrasjen e të paktën 16 serbëve kroatë në fshatin Ribnjak, në pjesën lidnore të vendit. Çështja u ngrit nga një hetim i Damir Kufnerit, i cili komandonte njësinë ushtaraek gjatë luftimeve që shpërthyen në Kroaci pasi vendi shpalli pavarësinë nga ish Jugosllavia në vitin 1991.

Prokurorët thanë se zoti Kufner dyshohet se urdhëroi bashkëpunëtorët e tij të kontrollonin shtëpitë e serbëve kroatë në dy fshatra në afërsi të Pakracit dhe ndaloi disa banore, shumica e të cilëve u vranë.//lk

XS
SM
MD
LG