Lidhje

Biblioteka e Kongresit ka lexues kudo, në saje të dixhitalizimit


Biblioteka e Kongresit i ka filluar përgatitjet për epokën dixhitale që në vitet 1960, kur përdorte teknologjinë e hershme për krijimin dhe shkëmbimin e informacioneve bibliografike në formën elektronike. Në vitet 1990, biblioteka filloi shpërndarjen e varianteve të dixhitalizuara të fondit të vet për shkollat dhe bibliotekat në mbarë Shtetet e Bashkuara. Sot, Biblioteka e Kongresit ka me miliona artikuj të dixhitalizuar që mund të shfrytëzohen në faqen e saj kompjuterike nga njerëzit në të gjithë botën.

Në epokën e sotme dixhitale, vizitorëve të bibliotekës më të madhe të botës nuk u nevojitet më t’i kontrollojnë fizikisht të 134 milionë artikujt e Bibliotekës së Kongresit. Biblioteka i ka transformuar fondit e vet në një format dixhital dhe e ruan përmbajtjen dixhitale në faqen e vet kompjuterike. Kris Mërfi është përgjegjësi i sektorit të Lindjes së Afërme të Bibliotekës së Kongresit:

“Biblioteka i filloi përpjekjet e dixhitalizimit rreth 15 vjet më parë dhe projekti i saj i parë i madh u quajt “memorja amerikane”, ku u dixhitalizuan dokumentet rreth historisë së Amerikës, fotografitë, hartat dhe shumë artikuj të tjerë”, - thotë ai.

Zoti Mërfi thotë se gjatë viteve, biblioteka ka dixhitalizuar rreth 14 milionë artikuj, për t’u shfrytëzuar në internet. Por ai shton se ka edhe disa kufizime.

“Zakonisht, ne nuk dixhitalizojmë libra, vetëm në se ato janë pronë publike, që do të thotë, se nuk ndeshemi me vështirësi për të drejtën e autorit, apo nonjë pengesë e shkaktuar prej saj. Ne kemi po ashtu muzikë të dixhitalizuar, filma, dhe për shkak të fjalës më të fundit të teknologjisë në fushën e tingullit të regjistruar dhe të filmave ato ende janë nën të drejtën e autorit, - ne na duhet të marrim leje nga autori për dixhitalizimin e tyre" , - thotë ai.

Zoti Mërfi thotë, se 32 dorëshkrime nga Mali, që tani gjenden në internet, do t’i nxisin studjuesit që të rishkruajnë ngjarjet mbi Islamin dhe për tregtinë transatlatike të skllevërve. Artikujt e dixhitalizuar ende janë në një masë të vogël në koleksionin e biliotekës. Vizitorë si Emil Hofman, stududent pasuniversitar i Universitetit Oxford, thotë se Biblioteka e Kongresit ka burime unike.

“Librat këtu janë më me shumicë, sidomos kur është fjala për periudhën kur kanë ndodhur betejat e viteve 1500 në Afrikën Perëndimore. Një pjesë e madhe e këtyre materialeve nuk është dixhitaliuzar ende, megjithatë, unë mund të gjej shumë informacione tek këto libra”, - thotë ai.

Meri Xhejn Dib është përgjegjëse e Divizionit Lindjes së Afërme në Bibliotekën e Kongresit. Ajo thotë se biblioteka është transformuar në një rezervuar global informacioni.

“Biblioteka është zgjeruar së tepërmi dhe tani atë mund ta shfrytëzojnë jo vetëm njerëzit që mund të shkojnë fizikisht në bilbiotekë për të lexuar, por edhe ata që jetojnë në Kinë, në Indi, në botën Arabe, në Rusi, ata mund të shfrytëzojnë materialet që ndodhen në faqen kompjuterike të Biblioekës”, - thotë ajo.

Zonja Dib thotë, se Biblioteka e Kongresit po bashkëpunon me Kombet e Bashkuara, me sektorët e Arsimit dhe të Kuturës të organizatës, për të përfshirë edhe koleksionet e bibliotekave të vendeve të tjera në fondin e saj dixhital.

“Kjo është me të vërtetë një bibliotekë dixhitale botërore, ku vendet nga e gjithë bota do të jenë të afta të dixhitalizojnë koleksionet e tyre dhe t’i vendosin ato në internet, për të krijuar këtë bibliotekë të përbashkët dixhitale", - thotë zonja Dib.

Zonja Dib dhe punonjës të tjerë thonë se biblioteka virtuale nuk do të eliminojë nevojën që studjuesit të shkojnë në bibliotekën më të madhe të botës. Këta vizitorë përsëri mund të shohin dhe nganjëherë të prekin pasurinë e ruajtur, njohuritë e dokumentuara dhe të organizuara në katalogje.//lk

XS
SM
MD
LG